Mijëra protestues të opozitës në Bjellorusi kanë zhvilluar një tubim masiv në kryeqytetin Minsk, dy javë pasi zgjedhjet e diskutueshme i dhanë Presidentit Aleksandër Lukashenko një tjetër mandat. Korrespondentët në qytet thanë se protestuesit mbushën sheshin qendror, pavarësisht pranisë së shtuar të forcave policore.