Top Channel/ Putin ia pason fajin Ukrainës: Nuk do ajo paqen, po pengon bisedimet!
01/08/2025 22:54

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur mbi tre vjet më parë. Putin tha se është në favor të angazhimit në bisedime me Ukrainën, por se pritjet për rezultatet nuk duhet të jenë “të mëdha”. “Në mënyrë që të arrihet një zgjidhje paqësore, na duhen bisedime serioze, jo publike. Kjo duhet të ndodhë në heshtje, në qetësinë e procesit të negociatave. Nëse udhëheqja ukrainase beson se tani nuk është koha e duhur, se duhet pritur, atëherë ne jemi të gatshëm të presim”, tha Putin, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Këto deklarata ishin përgjigje ndaj komenteve të bëra nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se negociatat e mirëfillta do të jenë të mundshme vetëm pas një ndërrimi të pushtetit në Moskë. Megjithatë, më 1 gusht Zelensky u shpreh se është i hapur për dialog. Pas deklarimeve të Putinit, ai shkroi në X se “nëse këto janë sinjale të një vullneti të sinqertë për ta përfunduar luftën me dinjitet dhe për të vendosur një paqe vërtet të qëndrueshme – dhe jo thjesht përpjekje për të fituar kohë për luftë apo për të shtyrë sanksionet – atëherë, Ukraina edhe një herë konfirmon gatishmërinë e saj për t’u takuar në nivel liderësh në çdo moment”.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54