Qindra vetë dolën në rrugët e Stambollit për të protestuar ndaj trajtimit që Kina po u bën ujgurëve myslimanë në Ksinjiang. Rreth 500 njerëz u mblodhën në sheshin e qytetit, duke mbajtur fotografi të familjeve të tyre të zhdukura dhe pankarta ku shkruhej: "Ku është familja ime?", "Lironi familjen time" dhe "Mbyllni kampet e përqendrimit!"