Pas Partisë Demokratike edhe PS ka dërguar në KQZ propozimin e saj për qarqet ku mund të pilotohet votimi elektronik më 25 prill. Sipas shkresës që mazhoranca i ka dërguar KQZ thuhet se PS është dakord me kërkesën e demokratëve për aplikimin e këtij projekti në Korçë, por jo në Fier ndërsa kërkojnë shtrirjen e tij vetëm në një pjesë të Tiranës.