Katër persona kanë përfunduar në pranga, një tjetër është proceduar në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Investing’ të ndërmarrë nga Policia e Tiranës kundër mashtrimit kibernetik. Operacioni është ndërmarrë nga krimi ekonomik dhe ai kibernetik i forcës nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Policia thotë se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative uniformat blu kanë zbarkur në një ambient të vendosur në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku dyshohej se ushtrohej aktiviteti call center me qëllim mashtirmin e shtetasve nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian.