Top News – Prokurori i përgjithshëm/ SHBA, largohet para krishtlindjes
15/12/2020 12:12

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr, një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të largohet nga posti që mban para Festës së Krishtlindjes. Mandati i Prokurorit Barr skadon më 20 janar, kur Trump të largohet nga zyra. Tensionet në mes të dy zyrtarëve janë përshkallëzuar pas Barr ka thënë se nuk ka të dhëna për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet e 3 nëntorit. Ai është kritikuar nga Trump që nuk ka treguar publikisht se Departamenti amerikan i Drejtësisë ka qenë duke hetuar djalin e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, gjatë fushatës zgjedhore. Përmes një postimi në rrjetin social, Trump ka publikuar letrën e dorëheqjes së Barrit duke thënë: "Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë, ai ka bërë punë të jashtëzakonshme!”. Letra e Barrit për presidentin ka nisur duke thënë se ai “e vlerëson mundësinë për të njoftuar” presidentin rreth punës së Departamentit të Drejtësisë lidhur me supozimet për mashtrime zgjedhore dhe se si “këto pretendime do të vazhdojnë të hetohen”. Mes tjerash, ai ka përgëzuar Trumpin për punën që ka bërë gjatë mandatit dhe ka treguar se do të largohet nga pozita që ka më 23 dhjetor. Zëvendësi i tij, Jeff Rosen do të shërbejë si ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka njoftuar Trump.

Top Channel/ Presidenti i Iranit kërcënon Izraelin: Nëse na sulmon sërish, nuk do mbetet asgjë…
23/04 22:41
Top News/ Opozita e Ruandës kundër Sunak: Nuk e mbështesim ardhjen e azilkërkuesve nga Britania
23/04 22:39
Top News/ 1 miliardë dollarë për Ukrainën, Pentagoni ndihmë për zmbrapsjen e trupave ruse
23/04 22:26
Top Channel/ Kapen mat gjermanët, po ‘festonin’ ditëlindjen e Hitlerit në shtëpinë e tij në Austri
23/04 19:53
Top News/ Europa rrezik i sulmeve terroriste, në vitin 2023 u parandaluan të paktën 10 raste
23/04 19:09
Top Channel/ “Të ndalim agresionin e Putin:, Sunak shpall ndihmën britanike për Ukrainën nga Polonia
23/04 18:36
Top Channel/ Tmerri për pacientin britanik tek dentisti në Turqi! I futi implantin në kafkë
23/04 17:26
Top News/ Po shkojnë drejt përplasjes bërthamore / NATO dhe Rusia në rrugë pa kthim, rritet rreziku
23/04 15:52
Top Channel/ Anglia miraton ligjin për dëbimet: Emigrantët e parë dërgohen në Ruanda në Korrik
23/04 15:32
Top News/ Putin nuk do ndalet në kufirin polak! Kryeministri britanik, ndihma shtesë për Ukrainën
23/04 15:12
Top Channel/Beleri përdoret për vota në Greqi! Opozita: E kandiduan për votat e ekstremit të djathtë
23/04 15:07
Top Channel/ Polonia gati të presë armët bërthamore? Paralajmërimi i fortë i Sunak…
23/04 15:04
Top News/ Rusia do shkatërrojë armët e Perëndimit/Shoigu:Intensifikojmë sulmet, shënjestra legjitime
23/04 14:36
Top News/ SHBA ‘vulos’ armët për Ukrainën / Senati pritete të miratojë ndihmën ushtarake
23/04 14:16
Top Channel/ Përplasen në ajër dy helikopterë ushtarakë, 10 të vdekur: Po kryenin stërvitje!
23/04 14:11
Top News/ Sulmet ukrainase në Rusi, 120 të vrarë / Belgorodi bën bilancin e luftës që nga 2022
23/04 14:04
Top News/ Spiunonte për llogari të Kinës / Gjermani, arrestohet ndihmësi i eurodeputetit të AFD-së
23/04 14:03
Top News/ Pelegrinët iranianë kthehen në Mekë /Për herë të parë pas 9 vitesh, ‘ngrohen’ marrëdhëniet
23/04 14:02
Top News/ Ukraina përgatitet për mega-sulm / Rusia kërkon fitore me çdo kusht para ardhjes së armëve
23/04 13:56
Top News/ Zvicra po ngrin më pak asete ruse! Vendi neutral, nën kritika ndërkombëtare
23/04 13:55