Shoqata e Prokurorëve është bërë zëri i parë kundër ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale. Prokurorët thonë se drafti i hedhur për konsultim public cenon ekuilibrin mes të drejtave të njeriut nga njëra anë dhe viktimave të së drejtës penale dhe interesit publik nga ana tjetër. Shoqata e Prokurorëve shpreh shqetësimin për ndryshimet e propozuara, të cilat rrezikojnë të fragmentojnë kompetencat hetimore, të kufizojnë mjetet e kërkimit të provës dhe të dobësojnë efektivitetin e ndjekjes penale, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.