Hetimet e deritanishme të Policisë dhe Prokurorisë kanë dalë në përfundimin se Behar Sofia është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë. Ndërsa shoqëruesi i tij, që e ka shoqëruar me makinë, pas krimit është larguar pa asnjë gjurmë në morinë e dhjetëra makinave të tjera. Por, kush ka qenë killeri me pagesë. Policia deri tani nuk ka asnjë emër, por një profil të tij dhe jo vetëm thuajse e ka të përcaktuar në cdo atentat të tillë tipik mafioz.