Koalicioni Bashkë Fitojmë i ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ish-Presidentit Ilir Meta do të garojë në të 61 bashkitë me një listë emrash e përfaqësuesish nga fusha të ndryshme të shoqërisë. Një listë prej 61 kandidatësh nga fusha të ndryshme të formimit të tyre, kryesohet në rang numrash nga doktorët. Jo pak por 9 kandidatë janë punonjës të shëndetësisë. Konkretisht 8 mjekë dhe një farmacist. Ndërkohë 7 juristë dhe po kaq ekonomistë, arritën që të fitonin garën brenda partisë, e tashmë do të përballen me rivalët e tyre nga maxhoranca socialiste. Jo më pak përfaqësues ka nga arsimtarët dhe pedagogët. 5 kandidatë janë në profesion arsimtar por edhe pedagogë në drejtime të ndryshme.