Top News – Profesioni: Magjistar zyrtar i Zelandës së re / ‘Del në pension’ pas dy dekadash shërbim
15/10/2021 13:59

Magjistari zyrtar i Zelandës së re, ndoshta i vetmi magjistar i emëruar nga shteti në botë, ka dalë nga listëpagesa duke i dhënë fund 23 viteve shërbim. Magjistari, emri i vërtetë i të cilit është Ian Brakenbury Channell, 88 vjec, ishte pajtuar nga këshilli i qytetit të Kristcërcit për dy dekadat e shkuara, për ta promovuar qytetin përmes akteve të magjisë dhe shërbimeve të tjera nga ato që ofrojnë zakonisht magjistarët, me një pagë prej 16 mijë dollarësh në vit. Atij i janë paguar kështu gjithsej 368 mijë dollarë deri më tani. Magjistari, që ka lindur në angli, nisi të performonte akte magjie dhe të argëtonte publikun në ambjente të jashtme pak pasi arriti në zelandën e re në 1976. Kur këshilli u përpoq ta ndalonte atë, publiku protestoi. Në 1982, shoqata e drejtorëve të galerive të artit në zelandën e re, tha se ai ishte bërë një vepër arti e gjallë dhe më pas, në 1990, kryeministri i asaj kohe, Mike Moore, i kërkoi që ai të bëhej magjistari i Zelandës së Re. “Jam i shqetësuar se shërbimet e tua nuk shkojnë për të gjithë vendin. Ndaj sugjeroj se duhet të merrni menjëherë në konsideratë sugjerimin tim që të bëheni magjistari i zelandës së re, antarktidës dhe zonave të tjera përtej detit. Pa dyshim do të merreni me bekime, mallkime, magji dhe cështje të tjera të mbinatyrshme që shkojnë përtej kompetencave të një kryeministri”, shkroi ai në një letër. Që atëherë, magjistari ka performuar në Kristcërc, ka kërcyer vallen e shiut në zelandën e re dhe australi në kohë thatësirash dhe është vlerësuar edhe me medaljen e mbretëreshës për shërbim në 2009-ën.

Top Channel/ Zbulohen kërkesat e Zelensky: Pa SHBA nuk zgjidhim gjë
24/10 23:32
Top News- E rëndë në Kishën Katolike, mbi 4400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë
24/10 23:00
Top News- Kroacia rikthen shërbimin ushtarak/ Pagesë dhe avantazhe, përjashtohen gratë
24/10 22:45
Top News- SHBA ‘luftë’ anijeve të Venezuelës/ Ushtria sulmon sërish: U vranë 6 narkotrafikantë
24/10 22:00
Top News- Gripi i shpendëve prek Gjermaninë/ Virusi izolon fermat, autoritetet në alarm
24/10 21:38
Top Channel/ Shpërthimi, 4 viktima në Ukrainë, dyshohet për sulm kamikaz
24/10 20:01
Top News- Tjetër tragjedi në ujërat e Egjeut/ Fundoset gomonia, humbin jetën të paktën 14 emigrantë
24/10 19:59
Top Channel/ Kroacia rikthen ushtrinë me detyrim, parlamenti miratoi ndryshimet në ligjin e mbrojtjes
24/10 19:58
Top News – Trump kërcënon Netanyahu-n. Kryeministri tërhiqet nga aneksimi i Bregut Perëndimor
24/10 16:57
Top News – U helmua me çokollatë dhe reçel / Zbulohet komploti kundër presidentit të Ekuadorit
24/10 15:36
Top News – ‘Kur të duhet të lëvizësh shpejt’ / Reklama e vinçit të përdrour në grabitjen e Luvrit
24/10 15:20
Top News – Zelenski ‘zbarkon’ në Britani / Takon mbretin dhe kryeministrin, më shumë mbështetje
24/10 15:20
Top News – Google kufizion aksesin te informacionet për inteligjencën artificiale
24/10 15:08
Top News – Bombardues supersonikë në Venezuelë / Ushtria amerikane nis B-1, përgatitje për sulm
24/10 13:41
Top News – Rusët i shpallin luftë kafesë / ‘Është perëndimore, më mirë pijmë çaj’
24/10 13:39
Top News – Erdogan ‘në krah’ të Hamasit / I kërkon Trumpit të ndalojë Izraelin
24/10 13:33
Top News – Në garë për të çarë mbrojtjen ruse / Ukraina vë bast te dronët, më shumë sulme
24/10 13:27
Top News – Ukraina arrin deri në Moskë / Sulm i rrallë në periferi, pesë të plagosur
24/10 13:25
Top Channel/ Trump “ndal” Izraelin: S’do lejojmë që të aneksojnë edhe Bregun Perëndimor
24/10 12:23
Top Channel/ Japonia, me SHBA e kundër Kinës, kryeministrja: Qëndrim të rreptë ndaj të huajve
24/10 12:22
BILETA Portokalli - Bileta