Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj thotë se procesi i rindërtimit nga tërmeti është një proces unik. Gjatë interpelancës në Kuvend, ministri bëri të ditur se qeveria ka marrë përsipër të rindërtojë nga e para të gjitha banesat e dëmtuara. Teksa bëri një krahasim me Italinë, ministri tha se Shqipëria nuk ka asnjë ditë vonesë.