Auditimi i listave të zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit evidenton një sërë problematikash qoftë në procesin e regjistrimit të shqiptarëve me banim jashtë vendit, po ashtu edhe në integritetin e të dhënave për votuesit nga brenda vendit. Nga analiza, rezulton se në listën përfundimtare janë 22 mijë e 279 zgjedhës, që votojnë në qëndra votimi të ndryshme nga pjesëtarët e tyre të familjes dhe 522 mijë e 873 votues kanë adresa të pasakta.