Fshati I Zharrëz në Fier, vazhdon të jetë një rrezik I madh për banorët e zonës, për shkak të gropave të hapura, të tejmbushura me naftë bruto. Banorët e zonës shpesh herë kanë ngritur zërin duke e kthyer në problem një gjë të tillë, sepse sipas tyre, kjo naftë shkakton probleme të mëdha në shëndetin e banorëve të cilët jetojnë aty pranë. Në emisionin breking në top news, Tajar Ajdini një banor I fshatit Zharrëz u shpreh se para një viti e gjysmë një person humbi jetën si pasojë e gropave të naftës.