Top News – Problem me tre kriteret e vlerësimit/ Vettingu shkarkon gjyqtarin Bari Shyti
25/03/2021 12:57

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti. Vendimi u dha pasi dy ditë më parë u zhvillua seanca e përballjes në KPK me gjyqtarin. Gjatë kësaj seance ai u përball me raporte negative të vlerësimit për sa i përket 3 shtylla kryesore, pasurisë, integritetit të figurës dhe profesionalizmit. Relatorja Firdes Shuli tha se trupa e me kryesuese Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Suela Zhegu, kishte përfunduar një herë hetimet ndaj Shytit vetëm në kriterin e pasurisë, por më pas kishte riçelur hetimin në të tre kriteret. Sipas realtores Firdes Shuli, në fund gjyqtari Bari Shyti rezultonte me bilanc negativ me 8.6 milionë lekë dhe kishte raport negativ nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Shyti u përball në hyrje të Pallatit të Kongreseve ku zhvillohen seancat e KPK me një grup protestuesish që kërkonin shkarkimin e tij dhe e akuzonin për korrupsion. Megjithatë, ai këmbënguli që KPK të merrte në konsideratë shpjegimet e tij. Bari Shyti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës. Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00