Top News – Prezantohet nga KE/ Drafti i kornizës të negociatave
01/07/2020 21:23

Komisioni Europian i paraqiti Këshillit draftin e kornizës së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përcaktuar udhëzimet dhe kriteret për bisedimet e tyre të pranimit. Komisioni ishte i ftuar t'i paraqiste këto propozime marsin e këtij viti kur Këshilli I Cështjeve të Përgjithshme mori vendimin e hapjes së bisedimeve me të dyja vendet. Komisioneri I zgjerimit Olivér Várhelyi e përcolli lajmin në Twitter duke e komentuar si një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian. “ “Duke i qëndruar angazhimit tonë, ne po paraqesim udhëzime konkrete për zhvillimin e negociatave të pranimit”, ka shkruar ai. Varhelyi tregoi dhe një herë se propozimet bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, e cila u paraqit në muajin shkurt, ndwrsa shtoi se e ardhmja e të dy shteteve është padyshim në BE. Korniza e negocjatave përcakton udhëzimet dhe parimet në bisedimet e anëtarësimit me secilin vend kandidat. Drafti ndahet në tre pjesë: parimet që rregullojnë negociatat e pranimit, përmbajtja e negociatave dhe procedura e negociatave. Objektivi i negociatave është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të adoptojnë në tërësi legjislacionin e BE-së dhe të sigurojnë zbatimin e plotë të tij pas pranimit. Drafti, sic theksohet nw njoftim, bazohet në përvojën e zgjerimeve të kaluara dhe negociatat në vazhdim të pranimit. Këto korniza integrojnë metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, marrin në konsideratë legjislacionin evropian në zhvillim e pasqyrojnë siç duhet edhe meritat e vetë vendeve si dhe situatat specifike. Besueshmëria forcohet përmes një përqendrimi edhe më të madh tek reformat themelore, duke filluar me sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratën publike, si dhe ekonominë e të dy vendeve. Kur vendet anëtare të kenë miratuar kornizat e bisedimeve, presidenca e rradhës e Këshillit të Bashkimit Europian do të paraqesë pozicionin e përgjithshëm të BE-së në konferencën e parë ndërqeveritare me secilin vend, duke shënuar kështu fillimin zyrtar të negociatave të pranimit. Kornizat e bisedimeve do të bëhen publike në këtë faze.

Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News – Rusia përgënjeshtron dhëndrin e Trump/ Asnjë vendim për përfshirjen e Evropës në bisedime
13/11 15:19
Top News – Demenca e lidhur me cigaret…!? Rreziku rritet me çdo tymosje, publikohet studimi
13/11 15:08
Top News – Në çfarë ore do të mbarojë bota…? Profecia e gabuar për zhdukjen e njerëzimit
13/11 15:07
Top News – Ushtria gjermane ‘lë në tokë’ dronët / ‘Quantum Systems’ nën sulm, furnizon Ukrainën
13/11 14:08
Top News – Bota tashmë në erën e elektricitetit / Lëndët djegëse fosile nuk janë më burim dominues
13/11 13:56
Top News – Drapri e çekani marrin pesë yje / Selia e partisë komuniste bëhet hotel në Itali
13/11 13:44
Top News – Irani hedh në erë radarin amerikan / Garda godet Bahreinin, sulmi i parë që nga shtatori
13/11 13:43
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Evropa në bisedimet për Ukrainën / Zelenski ‘i lumtur’, Putin s’jep shenja për kompromis
13/11 11:59
Top News – Ish-CEO i Nvidias thirret në Kongres / Do japë llogari për aferën me ‘spiunen kineze’
13/11 11:53
Top News – Nga një autobombë çdo ditë…Shpërthim tjetër në Rusi, goditet ‘dezertori’ ukrainas
13/11 11:51