Top News/ Presidenti i ri i Tajvanit, thirrje Kinës:Mjaft me kërcënime, paqja është zgjidhja e vetme
20/05/2024 11:43

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i ka kërkuar Kinës të hënën t’i ndalë kërcënimet ushtarake dhe politike, duke thënë se paqja është zgjidhja e vetme dhe se Pekini duhet ta respektojë zgjedhjen e popullit tajvanez. Lai, duke iu drejtuar turmës në qendër të Taipeit në fjalimin e tij inaugurues, përsëriti thirrjen për bisedime me Kinën. Kina pretendon se Tajvani është territor i saj dhe i ka rritur kërcënimet për ta aneksuar atë me forcë nëse është e nevojshme. “Unë dua gjithashtu t’i bëj thirrje Kinës të mos e kërcënojë më Tajvanin politikisht dhe ushtarakisht, dhe ta marrë përsipër përgjegjësinë globale për Tajvanin për të punuar zellshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përgjatë Ngushticës së Tajvanit dhe në rajon, për t’u siguruar se bota nuk frikësohet nga shpërthimi i luftës”, tha ai. Lai shtoi se “ne duam t’ia themi këtë botës: Tajvani nuk bën lëshime për demokracinë dhe për lirinë. Paqja është opsioni i vetëm dhe prosperiteti është synimi ynë për paqe dhe stabilitet afatgjatë”. Tajvani është duke u përballur me trysni nga Kina, e cila gjithashtu ka mbajtur aktivitete të rregullta detare dhe ajrore në afërsi të ishullit prej se Lai, 64 vjeç, u emërua president në janar. Lai, i cili ka qenë zëvendëspresident në katër vjetët e fundit, tha se njerëzit duhet të jenë realë për kërcënimin nga Kina dhe se Tajvani duhet ta dëshmojë përkushtimin për ta mbrojtur veten. “Para se Kina të heqë dorë nga përdorimi i forcës për ta pushtuar Tajvanin, qytetarët duhet ta kuptojnë këtë: Edhe nëse ne i pranojmë të gjitha pretendimet e Kinës dhe heqim dorë nga sovraniteti, synimet e Kinës për ta aneksuar Tajvanin nuk do të zhduken”, shtoi ai. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në raportin ditor të së hënës, për aktivitetet ushtarake të Kinës, se gjashtë avionë luftarakë kinezë e kaluan vijën e mesit të Ngushticës së Tajvanit, e cila në të kaluarën ka shërbyer si një vijë jozyrtare kufitare. Kina thotë se nuk e njeh më këtë vijë kufitare.

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57