Top News – Presidenti i Brazilit/ Bolsonaro preket nga koronavirusi
07/07/2020 19:16

Presidenti i brazilit, Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Ai e bëri tetsin, i katërti për të, pasi zhvilloi simptoma të sëmundjes, përfshirë temperaturën e lartë. Bolsonaro në vazhdimësi ka minimizuar rreziqet nga virusi, duke e quajtur atë një grip të vogël dhe duke thënë se ai nuk do të prekej seriozisht prej tij. Ai po ashtu i kërkoi guvernatorëve lokalë të zbusnin izolimet që sipas tij kishin dëmtuar ekonominë ndërsa të hënën ndryshoi rregulloren për mbajtjen e maskave mbrojtëse. Në prill ai tha se edhe nëse do të prekej nga virusi nuk do të shqetësohej pasi nuk do të ndjente asgjë, do të ishte thjeshtë si një grip apo ftohje e lehtë. Kur ai i bëri këto komente, numri i viktimave të covid 19 në brazil ishte ende më pak se 3 mijë ndërkohë ai i të infektuarve ishte rreth 40 mijë. Por, shifrat janë ngritur në qiell që atëherë. Deri të hënën, numri i viktimave në vend ishte mbi 65 mijë dhe ai i të prekurve mbi 1.6 milionë, cka e bën vendin të dytin më të prekurin në botë, pas SHBA. Bolsonaro ka marrë pjesë në shumë evente publike pa maskë, edhe kur rregulloret lokale kërkonin që ai ta mbante. Kjo nuk është hera e parë që bolsonaro testohet për koronavirus. Gjykata supreme në brazil, publikoi në maj dokumente që tregonin se bolsonaro kishte rezultuar negativ për tre herë radhazi në mars, pas takimit me presidentin e shteteve të bashkuara të amerikës, donald trump, në florida.

Top Channel/“S`na hidhni hi syve”, Amnesty International akuzon Izraelin: Uria në Gaza, e qëllimshme
18/08 11:32
Top Channel/ Zelensky në Washington, Trump: Ukraina ta “harrojë” Krimenë dhe hyrjen në NATO!
18/08 11:17
Top Channel/Përballja Trump-Zelensky, më e rëndësishme me takimi me Putin? BBC:Përcakton të ardhmen!
18/08 11:11
Top Channel/ Gjermania “përgatitet për luftë”? Bundeswehri “kërkon” 60.000 ushtarë!
18/08 11:07
Top News- Izraeli nën akuza për gjenocid/ Amnesty: Po shkakton uri të qëllimshme në Gaza
18/08 10:50
Top News- Gjermania kritikon Kinën/ Minstri gjerman: Po bëhet gjithnjë më agresive
18/08 10:19
Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41
Top Channel/ Rubio: Paqja mund të mos vijë. Sekretari i rikthehet tezës së sanksioneve për Moskën
17/08 22:31
Top Channel/ BE me plan në Washington. Zelensky i frikësuar para takimit me Putin
17/08 22:29
Top News – Trump harroi menynë te printeri. Agjenda e takimit me Putin u gjet në një hotel në Alaska
17/08 21:00
Top Channel/ Europa në krah të Zelenskyt/ Trump planifikon takim trepalësh me Putin
17/08 14:58
Top Channel/ Letra e Melanisë për Putinin/ Zbulohet përmbajtja, iu lut për fëmijët ukrainas
17/08 14:55
Top Channel/ Plani i Zelenskyt me Trump/ “Labirinti diplomatik” midis SHBA, Putinit dhe Evropës
17/08 14:54
Top News- ‘Putin po refuzon armëpushimin’/ Takimi me Trump, Zelensky përsërit thirrjet për paqe
17/08 13:52
Top News- Protestë në rrugët e Izraelit/ Kërkohet lirimi i pengjeve dhe armëpushim në Gazë
17/08 13:13
Top News- Ukraina pretendon fitore në fushëbetejë/ Zelensky-Trump takohen nesër në Shtëpinë e Bardhë
17/08 12:59
Top Channel/Zbulohet dhurata e Trump për Putin/ Dokumentet sekrete që u harruan në hotel, u anulua dreka me tre pjata
17/08 11:45
Top Channel/ Trump do takim Zelensky-Putin/ Planifikohet që të organizohet të premten, BE në ankth
17/08 10:49
Top News – ‘Vetëm për të rritur’. Francë, shtohen hotelet dhe restorantet pa fëmijë
17/08 09:00
Top Channel/ Tmerr në Itali, burri i merr jetën partneres dhe nënës së ish-gruas, pastaj edhe vetes
16/08 22:21