Presidenca e radhës së Bashkimit Evropian tani është në duart e Portugalisë me Berlinin që mbylli raundin e tij, në një gjashtë mujor që u dominua nga pandemia. Tani, Lisbona ka marrë përsipër një presidencë që premton të jetë sërish e vështirë dhe nën peshën e krizës së koronavirusit. Me miratimin e planit të rimëkëmbjes së pas pandemisë dhe përmbylljen e marrëveshjes së brexitit mes BE dhe Britanisë së madhe, presidenca gjermane u mbyll me pak suksese, duke ia kaluar tani stafetën dhe sfidën portugalisë.