Top News – Premtoi ndihmë për aleatët/ Por Biden nuk lejon nisjen e vaksinave jashtë
13/03/2021 14:44

Miliona doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca për koronavirusin qëndrojnë të magazinuara në temperatura të ulwta në SHBA. Ato nuk mund të administrohen në shtetet amerikane pasi vaksina nuk ka marrë ende miratimin për përdorim nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve. Por administrata Biden nuk po lejon që ato të dërgohen jashtë vendit, ndërkohë që aleatët e Shteteve të Bashkuara po përpiqen të sigurojnë doza të mjaftueshme për pjesën më të rrezikuar të popullatës së tyre.Vaksina me dy doza e kompanisë AstraZeneca, ka marrë miratim për përdorim emergjent nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, por jo në Shtetet e Bashkuara. Tani partnerët e Shteteve të Bashkuara po nxisin Presidentin Joe Biden të lejojë që këto vaksina të vihen në dispozicion të vendeve të tjera, duke theksuar se administrata ka doza të mjaftueshme nga tre vaksina të miratuara tashmë, për të mbuluar çdo të rritur amerikan deri në fund të majit dhe të gjithë popullsinë amerikane deri në fund të korrikut. veteAstraZeneca thote se vaksinat e prodhuara në SHBA janë "në pronësi" të qeverisë amerikane dhe se dërgimi i tyre jashtë vendit do të kërkonte miratimin e Shtëpisë së Bardhë."Ne e kuptojmë që qeveri të tjera mund të kenë kërkuar që asministrata amerikane të dhurojë dozat e vaksinës AstraZeneca. Ne i kemi kërkuar qeverisë amerikane që t'i shqyrtojë me kujdes këto kërkesa," tha në një deklaratë zëdhënës i kompanisë Gonzalo Viña. Administrata Biden aktualisht ka blerë doza të mjaftueshme të Modernës, Pfizer-it dhe Johnson & Johnson-it për të qenë në gjendje të vaksinojë 150 milionë më shumë njerëz sesa popullsia e saj deri në fund të vitit.

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25