Pas një kërkimi që ka zgjatur prej më tepër se një muaj, policia përmes operacionit të ndërmarrë me angazhimin e forcave speciale të RENEA-s ka vënë në pranga Alber Zajën, autor i dyshuar i vrasjes së Shkelzen Kastratit në Fier. Operacioni policisë i koduar “Nikla”, është finalizuar në fshatin Larushk në zonën e Krujës, ku edhe ishin përqëndruar kërkimet policore për autorët e dyshuar të ngjarjes, pasi kishte të dhëna të siguruara në rrugë operative se ata fshiheshin aty.