Top News – Prag konflikti në Europë/ Rusia kërcënon Ukrainën me ndërhyrje ushtarake
10/04/2021 14:15

Rusia ka kërcënuar hapur Ukrainën me ndërhyrje ushtarake pas përshkallëzimit të tensioneve ne rajonet kufitare në lindjen e vendit fqinj. Në rast ndezjeje të luftimeve, ne nuk kemi per të qëndruar duarkryq përpara një katastrofe të mundshme njerezore, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Doktrina ushtarake e Rusisë e lejon ndërhyrjen në mbrojtje të qytetarëve rusë. Banorëve rusishtfolës të rajoneve Donjeck dhe Luhansk në Ukrainën Lindore, Moska i jep që nga viti 2019 mundësinë të marrin nënshtetësinë ruse, pavarësisht protestave ndërkombëtare. Më shumë se 400.000 qytetarë atje kanë ndërkohë një pasaportë ruse. Ushtria ukrainas nga ana e saj i hodhi poshtë akuzat, për përgatitje të mundshme të një sulmi kundër rajoneve separatiste proruse në lindje. Rimarrja e këtyre rajoneve „do të çonte në mënyrë të pashmangshme drejt vdekjes se një numri të madh civilesh dhe humbje të jetëve të ushtarëve" dhe është për këtë e papranueshme, deklaroi kreu i ushtrisë, Ruslan Chomtschak në Kiev. Në një intervistë në fund të marsit, ai qe shprehur, se presidenti Volodymyr Zelenskyj nuk ka problem që të japë urdhrin për një ofensivë. Tani nga Kievi bëhet e ditur, se ende Ukraina i jep prioritet zgjidhjes diplomatike të konfliktit, por prej ditësh palët po fajësojnë njëra-tjetrën për tensionimin e ri të konfliktit që zgjat prej 7 vjetësh, dhe kanë dërguar trupa në rajon, ku pavarësisht armëpushimit, përditë vriten njerëz në luftime sporadike.

Top News – ‘Djali im është një hero’ / Flet babai i sirianit që çarmatosi atentatorin
16/12 13:35
Top News – U gjetën të vdekur në shtëpi / Djali i regjisorit Rob Reiner akuzohet për vrasjen
16/12 13:32
Top News – “Një polic u qëllua në ballë” / Sulmi në Bondi Beach, kryeministri hedh poshtë kritikat
16/12 13:32
Top News – Fontana di Trevi bëhet me pagesë / Nga 7 janari duhet të paguani 2 euro për ta parë
16/12 12:53
Top News – Era e fortë rrëzon Statujën e Lirisë…nuk është ajo në Nju Jork, nuk ka të lënduar
16/12 12:51
Top Channel/ Tre javë protesta, nuk dorëzohen fermerët grekë: Rrezikon ekonomia në prag festash!
16/12 12:11
Top Channel/ Trump, padi BBC-së për shpifje: Kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim!
16/12 11:49
Top Channel/Gjermani, raporti: Ballkani Perëndimor është ende në pikë kritike, por Shqipëria lidere!
16/12 11:34
Top Channel/ Samiti i Berlinit, Trump optimist: Kurrë më pranë paqes se tani!
16/12 11:32
Top News – ‘Covidi i lopëve’ ndez Francën / Kaos dhe zemërim në vend, protesta e bllokime rrugësh
16/12 11:05
Top News – Fentanili ‘armë e shkatërrimit në masë’ / Trump: Vret më shumë njerëz se bombat
16/12 11:02
Top News- Trump i kërkon BBC 10 miliardë USD / E padit për shpifje, shifër ‘e çmendur’ dëmshpërblimi
16/12 10:58
Top News – Ukraina hedh në erë nëndetësen ruse/‘I vë flakën’ 400 milionë dollarëve me dronë nënujorë
16/12 10:57
Top News – Trump i ofron Ukrainës ‘Nenin 5’ / Evropa, gati të udhëheqë forcën ndërkombëtare
16/12 10:56
Top Channel/ Dhëndri i Trump braktis Serbinë, Kushner heq dorë nga hoteli luksoz
15/12 23:40
Top News- Ushtria amerikane prezanton tankun e së ardhmes, ndryshon rregullat e luftës
15/12 23:07
Top News- Sulm terrorist natën e Vitit të Ri me bomba, parandalohet komploti në Kaliforninë jugore
15/12 23:06
Top News- Ukraina shkatërron nëndetësen ruse, “Sea Baby” godet në befasi ekuipazhin e Moskës
15/12 22:57
Top Channel/ Forca shumëkombëshe në Kiev, Trump: Shumë afër paqes
15/12 22:55
Top Channel/ Vrau bashkëmoshatarin e tij, dënohet me 11 vite burg 16-vjeçari në…
15/12 19:28
DIGITALB DIGITALB