Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku këtë të mërkurë zhvilloi një takim me ekspertë, ku u prezantuan propozime teknike në lidhje me ndërtimin e portit të ri porto Romano. Nga 14 operatorë që moren pjese ne gare, vetëm 5 prej tyre u zgjodhën për të prezantuar projektin që ata kishin për porin e ri tregtar, brenda një afati kohorë prej 5 muajsh.