Polonia i ka bërë thirrrje NATO-n duhet të ndërmarrë "hapa konkretë" për të zgjidhur krizën e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë. Kryeministri polak ka deklaruar së nëse situata përshkallëzohet, Polonia, Lituania dhe Letonia mund të kërkojnë konsultime bazuar në nenin 4 të traktatit të aleancës. Sipas nenit 4, çdo vend vend aleat mund të kërkojë konsultime sa herë që sipas mendimit të secilit prej vendeve anëtare, kërcënohet integriteti i tyre territorial, pavarësia politike apo siguria e vendit. ‘Ne jemi duke diskutuar me Letoninë, dhe veçanërisht me Lituaninë, nëse do të aktivizojmë nenin 4 të traktatit të NATO-s’, tha Mateusz Moraëiecki.