Top News – Poloni, betohet Duda/ Mandati i dytë si president
06/08/2020 17:07

Presidenti polak, Andrzej Duda është betuar të enjten për mandatin e dytë pesëvjeçar. Shumica e ligjvënësve opozitarë – si dhe ish-presidentë apo ish-kryeministra të Polonisë – kanë bojkotuar ceremoninë parlamentare. Disa ligjvënës opozitarë që kanë qenë pjesë e ngjarjes kanë veshur ngjyra të flamurit të komunitetit, LGBT, në shenjë proteste ndaj Dudas. Përgjatë fushatës zgjedhore, Duda është kritikuar ashpër për qëndrimin e tij ndaj këtij komuniteti. Opozita ka kritikuar atë që e sheh si mosrespektim të Kushtetutës nga ana e Dudas gjatë mandatit të tij presidencial. Pjesëtarët e opozitës kanë ngritur shqetësime edhe rreth pranimit të politikave të presidentit polak nga ana e partisë populliste të krahut të djathtë, Ligji dhe Drejtësia, e cila e ka përballur Poloninë dhe Bashkimin Evropian me mospajtime në disa çështje. Duda ka qenë i afërt me këtë parti, deputetët e së cilës kanë përkrahur dhe duartrokitur për të gjatë ceremonisë së betimit në Varshavë. Duda ka thënë se është i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjitha grupet dhe partitë politike. Mirëpo ai po ashtu ka theksuar nevojën për mbrojtje të rolit të familjes në shoqërinë polake. Duda fitoi 51 për qind të votave në zgjedhjet e 12 korrikut, në garën kundër kryebashkiakut të Varshavës, Rafal Trzaskoëski.

Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09
Top News – Qeveria ‘hap thesin për studentët’, Kumbaro tregon fondet për vitin e ardhshëm
11/11 09:49
Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04