Top News – Policia vijon kontrollet në rrugë/ Nuk tolerohen shkelësit, hiqen 41 patenta
05/07/2021 20:12

Policia rrugore ka shtrirë kontrollet e saj intensive në të gjitha akset rrugore nacionale si dhe në qendrat urbane. Shkak për zgjerimin e kontrolleve masive janë bërë aksidentet që kanë tronditur opinionin publik e kanë marrë jetë njerëzish si pasojë e garave dhe manovrave me shpejtësi ektreme të makinave të luksit. Pavarësisht numrit të lartë të aksidenteve rrugore, duket se drejtuesit e mjeteve vijojnë të neglizhojnë tabelat e qarkullimit rrugor, të cilat përcaktojnë saktësisht nivelin e lejuar të shpejtësisë në akset rrugore. Në harkun kohor të 24 orëve janë pezulluar gjithsej 41 leje drejtimi, nga të cilat 29 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Sezoni veror ka shtuar radhët e gjata të automjeteve, në rrugët lidhëse me zonat bregdetare. 113 drejtues mjetesh, të cilët nuk kanë qëndruar në radhë për shkak të fluksit të madh të automjeteve që kthehen nga plazhet, kryesisht gjatë orëve të pasdites jane ndëshkuar me masë administrative. Përdorimi i autmojeteve nën efektin e alkoolit apo pa leje dretjimi, ka bërë që si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe kamerave të arrestohen në flagrancë 9 drejtues mjetesh Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Top News- Ndërtohen stacionet e trenit në hekurudhën Tiranë-Durrës, Balluku inspekton punimet
18/08 16:44
Top News- Parcelë me kanabis në Mirditë/ Arrestohet 59-vjeçari, asgjësohet droga
18/08 16:41
Top News – Rusët sulmojnë me flamurin amerikan / ‘Tallen’ me Ukrainën para takimit Trump-Zelenski
18/08 16:30
Top News – Rekord makinash elektrike në Evropë / 600 mijë automjete të reja dolën në rrugë në 3 muaj
18/08 16:28
Top Channel/ Kamioni përmbyset në rrugë, një viktimë dhe tre të plagosur nga aksidenti në Shkodër
18/08 16:18
Top Channel/ Durrësi plot me turistë! Në kulmin e sezonit, zgjedhja e parë për shumë pushues
18/08 16:14
Top Channel/Rubio mohon: Krerët europianë nuk po vijnë me Zelenskyn që ta mbrojnë prej “bullizimit”!
18/08 16:05
Top Channel/ Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, ministrja Balluku inspekton punën për stacionet
18/08 15:43
Top Channel/ Më pak interes për Mjekësinë, aplikojnë 1200 kandidatë, do të përzgjidhen 436 studentë
18/08 15:24
Top News- Veliaj kërkon pavlefshmëri të hetimeve/ Kryebashkiaku kërkesë në GJKKO, rendit shkeljet
18/08 15:20
Top Channel/ Kurti “ul tonet”: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses!
18/08 15:19
Top Channel/ Sot takimi Trump-Zelensky/ Tump: Ukraina ta harrojë Krimenë dhe hyrjen në NATO
18/08 15:16
Top Channel/ Berisha sulmon Dumanin, zbaton detyrimin për tu paraqitur
18/08 15:11
Top Channel/ Veliaj kërkon pezullim të hetimit: SPAK, shkelje të rënda proceduriale
18/08 15:08
Top News- Aksidentohet familja me katër anëtarë, humb jetën babai, plagoset bashkëshortja e fëmijët
18/08 14:40
Top News- Zjarret, Berisha- Një krim shtetëror/ Akuzon Ramën- Përdori 490 mln euro për luks e afera
18/08 14:36
Top News- Rrengu, arrestohet 40-vjeçari/ Në kërkim bashkëpunëtorja, joshi një person për ta grabitur
18/08 14:36
Top Channel/ Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, pranga 59-vjeçarit në Mirditë
18/08 14:07
Top News- Kapen hajdutët nga Kosova/ Vodhën një tabakino në aksin ‘Milot-Lezhë’
18/08 14:03
Top Channel/ Aksident i frikshëm në Shkodër, një person humb jetën dhe tre të plagosur
18/08 13:46