Pas ngjarjeve të shumta kriminale që kanë ndodhur në ditët e fundit policia e shtetit është ngritur e gjitha në këmbë duke shtuar pikat e kontrollove në të gjithë vendin. Sipas njoftimit të policisë në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.