Policia izraelite dyshohet se ka kryer përgjime telefonike pa leje të qytetarëve izraelitë, duke përfshirë politikanë dhe aktivistë me anë të programit Pegasus. Lajmi është publikuar nga media izraelite e biznesit “Calcalist”. Objektivat e përgjimeve ishin kryebashkiakët dhe drejtuesit e protestave politike kundër ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish-punonjës të qeverisë.