Një operacion antidrogë u ndërmorr nga policia e Korçës këtë të enjte. Aksioni sipas burimeve mësohet se nisi gjatë orëve të para të mëngjesit, dhe u shtri në disazona të qytetit juglindor ku dyshohej se kryhej ky aktivitet I paligjshëm. Deri në këto momente, në pranga kanë rënë 2 persona. ndërkohë mësohet se janë shoqëruar edhe të tjerë për t'u marrë në pyetje, ndërsa operacioni është ende në zhvillim.