Pas aksidenteve tragjike në vend, Policia është hedhur në aksion. Në harkun kohor të 12 orëve në të gjithë vendin janë pezulluar 66 leje drejtimi dhe 2668 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, të cilat përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.