Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka përmes një deklarate për mediat ka komentuar arrestimin Behar Bajrit, duke thënë se ky i fundit është kapur nga autoritetet franceze dhe jo nga ato shqiptare. Më tej ai shton se mes njoftimit të policisë franceze dhe asaj shqiptare ka kontradikta dhe bien ndesh me njëra-tjetrën.