Policia izraelite ka hyrë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem për të larguar protestuesit palestinezë të enjten, pasi vizitat e hebrenjve në këtë vend të shenjtë rinisën pas një ndërprerjeje gjatë festave myslimane. Në javët e fundit ka pasur një sërë përleshjesh në kompleksin Al-Aksa, që është vendi i tretë i shenjtë për myslimanët, i cili është i ndërtuar në majën e një kodre, që konsiderohet vendi më i shenjtë i hebrenjve, të cilët i referohen si Mali i Tempullit.