Një 14-vjeçar dyshohet se është dhunuar nga efektivët e komisariatit numër 1. Rasti është denoncuar nga Komiteti shqiptar I Helsinkit, që përmes një deklarate ka sqaruar se I mituri është ndaluar më datë 12 prill pranë zonës së Kodrës së Liqenit Tiranë, duke hedhur kapsolla. Por gjatë shoqërimit ai, sipas denoncimit të bërë dhe nga prindërit e tij, është dhunuar. Denoncimi është bërë nga prindërit e tij, dhe menjëherë dy përfaqësues të komitetit të Helsinkut kanë shkuar pranë ambienteve të komisariatit numër një dhe kanë kqyrur rastin.