Ka zgjatur pak minuta dhe ka qene paqesore protesta e shoqerise civile ne Shkoder, nen moton “Drejtesi per klodina Rashen”. Pjesemerrja ne kete tubim ka qene minimale, ku qytetaret e mbledhur ne sheshin “Nene Tereza”, kane qendruar perrthe 40 minuta ne kembe, me pankarta ne duar, ku kerkohej edhe shkarkimi i drejtorit te policise Ardi Veliut. Në ndryshim, nga protesta e kaluar ku në qytet mungonin patrullat e policisë, këtë herë uniformat blu ishin prezente dhe te shumta ne numer. Ato kanë marrë në mbrojtje institucionet me te rëndësishme të qytetit si Prefektura por edhe Bashkia e Shkodrës. Protesta u zhvillua paqesisht, e megjithate raportohet se ne perfundim te saj, forcat e policise kane shoqeruar ne komisariat 2 te rinj, te moshes 14-15 vjec, te cilet u konstatuan se mbanin me vete shishe me benzine.