Top News/ Policia, bastisje në Parlamentin Evropian /Dyshime për propagandë ruse, në fokus asistenti
29/05/2024 15:01

Hetuesit belgë kryen kontrolle në shtëpinë dhe zyrat e një asistenti në Parlamentin Evropian të mërkurën, që sipas prokurorëve mund të ketë luajtur rol në përhapjen e propagandës ruse përpara zgjedhjeve për parlamentin e ri të BE-së. Hetuesit kontrolluan banesën e asistentit në Bruksel, si dhe zyrën e tij në Parlamentin Evropian, thanë prokurorët federalë, ndërsa autoritetet gjyqësore franceze kryen kontrolle në zyrën e tij në parlamentin evropian, në Strasburg. Prokurorët thanë se operacionet ishin pjesë e një hetimi për ndërhyrje të mundshme ruse, ku anëtarë të Parlamentit Evropian u afruan dhe paguheshin për të promovuar propagandën ruse përmes faqes së lajmeve Zëri i Evropës. "Ka të dhëna se punonjësi i Parlamentit Evropian në fjalë ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë cështje", thanë prokurorët në një deklaratë. Prokurorët nuk përmendën emrin e punonjësit apo ligjvënësit për të cilin ai punon. Parlamenti Evropian tha se nuk mund të bëjë komente për një hetim në vazhdim. "Kur dhe nëse kërkohet, Parlamenti Evropian bashkëpunon plotësisht me autoritetet e zbatimit të ligjit për të ndihmuar rrjedhën e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Dhe në këtë kontekst u dha aksesi në një prej zyrave", tha një zëdhënës. Votuesit në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur 720 ligjvënës në Parlamentin Evropian në datat 6 deri në 9 qershor. Grupet kryesore thonë se votuesit ka të ngjarë të bombardohen me gënjeshtra dhe dezinformata.

Top News- Ukraina ia çon luftën Putinit tek dera e shtëpisë. alarmohen rusët
02/07 23:00
Top News- Përvëlohet Franca, temperatura të larta e zjarre të mëdha
02/07 22:35
Top News- Dosja sekrete “Project Fish” : Si i vlerësonte Kremlini, ish-kryeministrin Boris Johnson
02/07 22:33
Top Channel/ Breshëri shpërthimesh në Kiev, shkon në 21 numri i viktimave! Shpërthen Zelensky
02/07 21:55
Top Channel/ Mrekulli në Venezuelë! Me 140 ton rrënoja mbi trup, shpëton mrekullisht një burrë
02/07 21:55
Top Channel/ Shifra tronditëse nga lufta në Ukrainë! Mbi 2 milionë ushtarë të vrarë e të plagosur
02/07 21:54
Top Channel/ Transporti detar ndërkombëtar nën alarm! Paralajmërimi: Rrezik i lartë gjeopolitik
02/07 21:53
Top Channel/ 8 ditë jetë nën rrënoja! Mrekulli në Venezuelë, nxirret i gjallë një person
02/07 20:13
Top News – Rusia me dorë të hekurt. Sulm masiv në Kiev, të paktën 20 viktima
02/07 19:53
Top News- Jetë mes rrënojave të tërmetit, i riu nxirret i gjallë pas tetë ditësh në Venezuelë
02/07 18:13
Top News-Plani i Rritjes, pritet vlerësim nga KE/ Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave
02/07 16:18
Top News – Dronë mbi vendet bërthamore evropiane / Rusia ‘përgjon’ për 18 muaj, 144 incidente
02/07 16:12
Top Channel/ I nxehti ekstrem, “çmendet moti”: Zjarre në Francë, borë në veri të Italisë!
02/07 15:51
Top News – Nga pensioni i Truman te miliardat e Trump / Fitime të pakrahasueshme me asnjë president
02/07 15:27
Top News – 11 vjeçari përplasi kamionin, 8 të vdekur / Tragjedi në procesionin e murgjve në Tajlandë
02/07 15:19
Top News – Më e përgjakshme se Stalingradi / 2 milionë viktima në luftën e Rusisë kundër Ukrainës
02/07 14:43
Top News – Përplasi avionin mbi kullën në Pekin / Piloti me të meta mendore, ‘arsye personale’
02/07 14:00
Top Channel/ Plani i rritjes për Ballkanin, përfundon afati i reformave: Tani vlerësimi për fondet!
02/07 13:50
Top News – Mban sekret teknologjinë e dronëve / Polonia ‘sherr’ me Ukrainën, tensionet rriten
02/07 13:46
Top News – Lituania gati për armët bërthamore / Ndryshon kushtetutën: U shkrua në kohë paqeje
02/07 13:44