Për muaj të tërë, Izraeli thuhet se ka planifikuar të vrasë dy negociatorët kryesorë të Iranit, duke synuar të prishë procesin e paqes dhe të kthehet tek armët. Dhe ishte aleati më i ngushtë i Tel Avivit, Shtetet e Bashkuara, që e paralajmëroi Teheranin për rrezikun, duke e këshilluar të merrte të gjitha masat e nevojshme paraprake. Neë York Times dhe Ëashington Post zbuluan lajmin. Sipas dy gazetave amerikane, në një rast, avioni qeveritar iranian u detyrua të bënte ulje emergjence për shkak të frikës reale të një sulmi ajror nga ushtria izraelite.