Top News – Plas lufta për kondicionerët në Francë / Blerësit përleshen në dyqane, përvëlimi kthehet
03/07/2026 12:13

Blerës të dëshpëruar për të siguruar një kondicioner përpara valës së të nxehtit që pritet të kthehet në Francë, janë filmuar duke u përleshur me njëri tjetrin para dyqaneve. Turma të mëdha klientësh të Lidl-it u grumbulluan para supermarketit dhe hapën me forcë dyert më herët. Lidl premtoi të rimbushte raftet me 200,000 ventilatorë dhe kondicionerë të enjten, ndërsa Evropa po përgatitet për më shumë nxehtësi këtë fundjavë. Por pamjet tronditëse brenda dyqaneve treguan përleshje ndërsa klientët përpiqeshin të merrnin një pajisje ftohëse. Disa kishin qendruar në radhë jashtë për orë të tëra në pritje për të vrapuar drejt rafteve. Blerësit u filmuan gjithashtu duke hyrë me vrap nga dera e përparme përpara se të zbraznin raftet në pak sekonda. Policia thuhet se u detyrua të ndërhynte gjatë përleshjeve, ndërsa Franca përgatitet për temperatura deri në 37 gradë Celsius. Premtimet për rafte të mbushura dukeshin të pabesueshme pasi shumë dyqane kishin mungesë stoku. Në një supermarket në Saint-Germain-en-Laye, kondicionerët u u zhdukën nga raftet në pak çaste. E gjithë Evropa po përgatitet për një valë të dytë të nxehtësisë, ndërsa paralajmërimet e kuqe të motit përhapen në të gjithë kontinentin. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi temperaturat e larta shkaktuan qindra vdekje. Për Evropën Perëndimore, ku kushtet e nxehtësisë janë zbutur disi, temperaturat pritet të rriten përsëri javën tjetër. Paralajmërimet e kuqe të nxehtësisë janë tani në fuqi në 25 nga 27 qytete në Itali, nga Bolzano në veri deri në Palermo në ishullin e Siçilisë në jug. Paralajmërimi ekstrem i motit ka përfshirë edhe Kroacinë, me alarme që mbulojnë kryeqytetin Zagreb dhe vendet e nxehta turistike Dubrovnik dhe Split. Në Serbinë fqinje temperaturat mund të rriten deri në 39 gradë Celsius ndërsa ishujt kanarie në spanjë janë përgatitur për përvëlim. Edhe Britania e madhe është në ankth para një vale të dytë të nxehti që po vjen, me temperatura që do të arrijnë në mbi 33 gradë Celsius.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55