Skuadrat e shpëtimit vazhduan punën nën rrënoja në kryeqytetin ukrainas Kiev të premten në kërkim të të mbijetuarve, ndërsa flamujt u ulën në gjysmë shtizë për të shënuar një ditë zie, një ditë pasi një sulm rus me raketa dhe dronë vrau të paktën 30 persona. Sulmi, më vdekjeprurësi në kryeqytetin e Ukrainës këtë vit, plagosi gjithashtu 92 persona, tha të premten kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.