Top News – Policia aksion kundër ndotjes akustike, procedon dy menaxherë lokalesh
10/06/2023 17:03

Muzika e lartë në lokalet e Tiranës vijon të mbetet një sshqetësim për banorët, që shpesh janë të detyruar ta dëgjojnë deri pas mesnate. E për t’iu përgjigjur këtij shqetësimi, Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet për identifikimin dhe ndëshkimin e subjekteve që përdorin muzikë të lartë. Kështu në një lokal në rrugën “Mustafa Matohiti”, pas shqetësimit të ngritur nga banorët, Policia ka mbërritur dhe ka ndërhyrë, duke sekuestruar edhe bokset që përdoreshin për të siguruar volumin e lartë të muzikës. Gjithashtu policia ka shoqëruar në rajn edhe dy menaxherët e lokalit, shtetasit E. B., 21 vjeç, dhe M. A., 22 vjeç, të dy banues në kryeqytet, të cilët u proceduan në gjendje të lirë me akuzën për “Prishje të qetësisë publike”. Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

Top News – U vra nga sulmi në Veri, pamjet nga shtëpia e policit që hapi dyert e zisë
24/09 11:34
Top Channel/ Zgjedhjet në Kukës, kandidati i PS: Votoni një djalë që do i shërbejë qytetit
24/09 11:18
Top News – Arrestohet shoferi i autobusit në Morinë/ Tentoi të fuste ilaçe kontrabandë në vendin tonë
24/09 11:03
Top Channel/ Patos, përhapet zjarri në zonën e Margëlliçit gjatë natës! Ushtria zbarkoi në terren
24/09 10:46
Top Channel/ Flakët morën përmasa të mëdha në bypass-in e Vlorës! Pamje gjatë natës
24/09 10:44
Top Channel/ Zjarri në fabrikën e bojërave/ Prefekti i qarkut: Afër kishte depo gazi, e rrezikshme
24/09 10:41
Top News – Zjarr në autostradën Tiranë-Durrës / Merr flakë fabrika, ekipet zjarrfikëse në aksion
24/09 10:39
Top News – Halilaj përballë Vatës / Mbahen zgjedhjet e pjeshme në Kukës
24/09 10:24
Top News – Zjarri në fabrikën e bojërave, Balla dhe Rrumbullaku ndoqën nga afër situatën
24/09 10:18
Top News – Digjet fabrika e bojërave në Maminas, disa zjarrfikës u dërguan në spital për mjekim
24/09 10:17
Top News – Nis procesi zgjedhor në Kukës, momenti kur voton Albert Halilaj, kandidati i PS
24/09 10:17
Top News – Shuhen vatrat e zjarrit në Fier / Zjarrfikësit u ndihmuan nga shiu që ra gjatë natës
24/09 09:57
Top Channel/ Fieri nën pushtetin e flakëve, Prefekti: Vështirësi në mbushjen e zjarrfikëseve me ujë
23/09 22:40
Top News – Zjarret djegin nënstacionin elektrik, situatë alarmante në Patos
23/09 22:23
Top Channel/ Flakët në Patos mbërrijnë shumë pranë nënstacionit, OSHEE stakon energjinë elektrike
23/09 22:07
Top Channel/ Situatë alarmante në Patos! Flakët dalin nga kontrolli, rrezikohen depozitat e naftës
23/09 21:59
Top Channel/ Pas Fierit, zjarri përfshin edhe by pass-in e Vlorës! Flakët jashtë kontrollit
23/09 21:56
Top Channel/ Flakët përpijnë bimësinë në afërsi të fshatit Vajkan, mbërrijnë në rrugën Fier-Lushnje
23/09 20:50
Top Channel/ Flakët e “ferrit” bien në Fier! Zjarret mbërrijnë në rrugën nacionale në Kolonjë
23/09 20:27
Top Channel/Turistët, fansa të Skënderbeut! Lezhë, shtohen vizitorët në memorialin e heroit kombëtar
23/09 20:01