Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për ish efektivin e Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj, i cili i mori jetën të riut Klodian Rasha, 8 dhjetorin e 2020-ës. Prokuroria ka kërkuar 20 vite burgim për Nevaldo Hajdaraj, por me gjykim të shkurtuar mbeten 13 vite e 4 muaj.