Amerikanët indigjenë e quanin Superhëna e drerit. Ajo shfaqej në qiell kur tufat e drerëve meshkuj arrinin përmasat maksimale, në pritje të sezonit të ciftëzimit. E pikërisht kështu do ta shohim satelitin e tokës; në maksimumin e madhësisë dhe ndricimit të tij. Do të jetë një hënë e plotë në perigje, ose ndryshe në distancën më të afërt me tokën.