Top news – Po rikthehet virusi…/ SHBA, rritet sërish numri i të infektuarve
14/07/2021 11:44

Grafiku i rasteve të infektimit me koronavirusin në Shtetet e Bashkuara po rritet sërish pas disa muajsh rënieje. Numri i rasteve të reja në ditë po dyfishohet gjatë tre javëve të fundit, të nxitura nga përhapja e shpejtë e variantit delta, nga niveli i ngadaltë i vaksinimit, si dhe nga festimet masive për 4 korrikun. Rastet e konfirmuara të infektimeve u ngjitën të hënën në një mesatare prej 23'600 në ditë, krahasuar me 11'300 që ishin më 23 qershor, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Të gjitha shtetet amerikane, me përjashtim të Meinit dhe Dakotës së Jugut, raportuan se shifrat janë rritur gjatë dy javëve të fundit. "Nuk është rastësi që jemi pikërisht në periudhën gjatë së cilës do të prisnim shfaqjen e rasteve gjatë fundjavës së 4 korrikut", tha Dr. Bill Powderly, drejtues në divizionin për sëmundjet ngjitëse në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Ëashington në St. Louis. Në të njëjtën kohë, pjesë të Shteteve të Bashkuara po përballen me një rezistencë të thellë ndaj vaksinës, ndërsa një version tepër ngjitës i koronavirusit, i pikasur fillimisht në Indi, është përgjegjës për një rritje edhe më të madhe të infektimeve. Në rang vendi, 55.6% e amerikanëve kanë bërë të paktën njërën dozë të vaksinës për COVID-19ën, sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Për shkak të rritjes së infektimeve, autoritetet e shëndetësisë në vende si Los Anxhelos dhe St. Louis janë duke iu lutur njerëzve, madje edhe atyre të imunizuar, që të rifillojnë të mbajnë maska në publik.

Top Channel/Serbia me dronë e “robotë ushtarakë, Vucic:“Ndërlikime” nga Prishtina, Tirana e Zagrebi!
15/04 12:29
Top Channel/ Bllokada mbi bllokadën: Rreziku i lëvizjes së Trumpit në Gjirin e Hormuzit!
15/04 11:58
Top Channel/ Takim historik Liban-Izrael, përballja e parë që nga viti 1993: “Zhdukni” Hezbollahun!
15/04 11:57
Top Channel/ Spanja afrohet me Kinën: Aleate strategjike, jo rivale ekonomike dhe gjeopolitike!
15/04 11:55
Top News – Trump ‘shpërthen’ sërish kundër Papës: Dikush t’i tegojë për protestuesit e vrarë në Iran
15/04 11:35
Top News – Po shkojmë drejt recesionit global / FMN paralajmëron: Jo përshkallëzim të luftës në Iran
15/04 11:34
Top News – Irani i rrethuar, SHBA mbyll detin / Ndalon tregtia, shpresa për bisedime të reja
15/04 11:27
Top News – Lufta ‘shumë afër përfundimit’ / Trump: Po të mos veproja Irani do kishte bombë atomike
15/04 11:19
Top News – Operacion ushtarak për hapjen e Hormuzit / Britania e Franca plan ‘pas fundit të luftës’
15/04 11:17
Top Channel/Trumpit “nuk i del e keqja” me Melonin: Irani me bombën atomike, e hedh në erë Italinë!
15/04 11:11
Top News – ‘Jam homoseksual dhe më rrezikohet jeta’. Skema e emigrantëve për të marrë vizë në Angli
15/04 10:08
Top News – Seri grabitjesh në Britani. Pas tyre katër shqiptarë, u sekuestrohen 1 milionë paundë
15/04 09:41
Top Channel/ Trump jep lajmin: Rinisim bisedimet me Iranin dy ditët e ardhshme
14/04 23:11
Top News- Dikur i thurte elozhe, por sot e sulmon, plas mes Trump e Melonit
14/04 22:57
Top News- Rusia hedh poshtë Hungarinë pas humbjes së Orban, strategji e re: S’kemi qenë kurrë miq
14/04 22:57
Top News- Izraeli e Libani “sqarohen” në SHBA: Zbardhen kushtet e vendosura për paqen
14/04 22:55
Top Channel/ Ulet bursa e naftës pas njoftimit se negociatat SHBA-Iran, sot do të tregtohet nën…
14/04 20:57
Top Channel/ “Divorc” Trump-Meloni! Plas debati mes dy udhëheqësve të lartë
14/04 20:34
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, Sanchez: Kina mund të jetë çelësi për zgjidhjen e luftës
14/04 20:09
Top Channel/ Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë
14/04 20:09