Top News – Po na vriten informatorët! / CIA në alarm, Irani dhe Kina eleminojnë spiunët
06/10/2021 15:36

CIA ka pranuar se shumë informatorë po vriten, kapen ose dorëzohen në një memo top-secret drejtuar spiunëve të saj në të gjithë botën. Memoja e pazakontë, që i është dërguar të gjithë stacioneve dhe bazave të CIA-s, nënvizon se qendra e misionit të kundërzbulimit kishte analizuar dhjetëra raste gjatë viteve të fundit. Memoja jep një numër të saktë informatorësh të vrarë, informacion i klasifikuar ky që zakonisht nuk ndahet në të tilla dokumenta. Ish zyrtarë kanë zbuluar po ashtu se Kina dhe Irani kanë thyer sigurinë e sistemit të komunikimeve të fshehta dhe kanë ekzekutuar informatorët në ato rrjete ndërsa të tjerë janë detyruar të tërhiqen. Memoja kritikon spiunët për performancë jo të mirë, se kanë nënvlerësuar agjencitë e huaja të zbulimit dhe kanë vënë misionin mbi sigurinë duke lëvizur shumë shpejt e duke mos i kushtuar shumë vëmendje rreziqeve të mundshme. Rusia, Kina, Irani dhe Pakistani kanë patur sukses në gjurmimin e informatorëve vitet e fundit e në disa raste i kanë shndërruar ata në agjentë të dyfishtë. Në iran dhe kinë, disa zyrtarë të inteligjencës besojnë se amerikanët kanë dhënë informacione për agjenci kundërshtare që mund të kenë ndihmuar në ekspozimin e informatorëve. Agjencitë rivale të kundërzbulimit po përdorin skanerat biometrikë, njohjen faciale, inteligjencën artificiale dhe mjete të tjera për të gjurmuar oficerët e CIA-s dhe për të zbuluar informatorët e tyre. CIA ka qenë e angazhuar dy dekadat e fundit me kërcënimet terroriste dhe afganistanin, irakun e sirinë. Por shkolla e vjetër po rikthehet sërish tani ndërsa tensionet janë rritur me Kinën dhe Rusinë

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00