Top News – ‘Po masakrohet gjithë familja ime’/ I Arrestuan babanë, ‘shpërthen’ Arbër Çekaj
02/04/2021 13:53

Arbër Çekaj ka reaguar për herë të parë për arrestimin e babait të tij në 1 prill, pasi Policia gjeti dhe sekuestroi 49 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, të fshehura në ngarkesën me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të firmës së Çekajt në Maminas, “Ecoalmax”. Arbër Çekaj hedh akuza se po i masakrohet familja dhe ngre dyshimin pwr eksizstencwn e njw klani që kërkon të përfshijë familjen e tij në trafik. “Arrestuat babain e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontenierin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkoj të përfshijë familjen tonë në trafik. Babai im është 72 vjeç, profesor i nderuar. Po masakrohet gjithë familja ime“, tha ai. Këto deklarata Çekaj i ka bërë gjatë seancës në gjykatën e posacme të apelit për ankimimin e vendimit të shkallës të parë, me 14 vite burg për trafik narkotikë. Seancë e cila u shty pasi u kërkuar ndryshimit i dy gjyqtarëve. Arbër Çekaj u arrestua si përgjegjësi kryesor i trafikimit të lëndëve narkotike të sasive të mëdha që importohej nga Amerika Latine. Tre vite më parë dhe konkretisht me datën 27 shkurt 2018, Policia sekuestroi një sasi shumë të madhe kokaine që ishte importuar bashkë me ngarkesën e bananeve që ishin porositur nga vetë Arbër Çekaj, asokohe administrator i kompanisë “Arbri Garden”.

Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57