Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje ish-zëvendëskryeministrin njëherëshë ish-ministër I Financave Arben Ahmetaj, I shpallur në kërkim për çështjen e Incenereatorëve. Në një deklaratë të posaçme për mediet, Berisha denoncoi kërcënimet ndaj Ahmetajt dhe familjarëve të tij, teksa kërkoi nga drejtësia që të shkojë atje ku ky I fundit ndodhet, dhe të merret në mbrojtje në cilësinë e bashkëpunëtporit të drejtësisë.