Kur presidenti amerikan Joe Biden, firmosi së fundmi një grant 80 milionë dollarësh për tajvanin, që ai të blejë pajisje ushtarake amerikane, Kina tha se ësgrë e zemëruar dhe kundërshton atë që uashingtoni ka bërë. Për vëzhguesit e jashtëm, kjo nuk duket një shumë e madhe. Është më pak se kostoja e një avioni të vetëm modern ushtarak. Tajvani, ndërkohë, ka porositur më shumë se 14 miliardë dollarë pajisje ushtarake amerikane.