Një 41-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik ka mbetur i plagosur në Itali të shtunën në mbrëmje. Sipas mediave vendase bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në Verneri në lagjen Cristo të Alessandria. Deri më tani mësohet se përleshja mes shqiptarit dhe personave që e kanë plagosur ka ndodhur në rrugë, teksa 41-vjeçari ka mundur të shkojë në shtëpi me vështirësi për shkak të plagëve të marra. Ka qenë gruaja e tij ajo e cila ka telefonuar autoritetet dhe e ka dërguar bashkëshoritin në spital. Para policisë 41-vjeçari nuk ka treguar asnjë detaj si ka ndodhur ngjarja.