Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me plagosjen, e cila ndodhi mbrëmjen e së dielës në Orikum. Bëhet me dije se në ngjarje kanë marrë pjesë dy persona, njëri prej tyre autori i ngjarjes Qerim Bello, ndërsa personi i dytë dyshohet se ka ndihmuar Bellon të largohet nga vendngjarja. Autorët kanë qënë me një makinë tip Golf 5. Autori është futur në lokalin e karburantit dhe ka qëlluar me armë zjarri pistoletë disa herë, pastaj ka hipur në makinën që po e priste jashtë dhe është larguar me shpejtësi.