Dy shtetas shqiptar u përfshinë në një sherr mbrëmjen e së premtes në lagjen Metaksurgjio të Athinës, ku njëri prej tyre nxori armën dhe plagosi tjetrin. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.10 sipas orës lokale, ndërsa shqiptari i cili mbeti i plagosur u dërgua në spitalin Erithros Stavros të kryeqytetit Athinë për të marrë mjekim.