Top News – Pilula anti-covid / Singapori fillon përdorimin, kontratë me Merck
06/10/2021 12:17

Kompania amerikane, Merck ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Singaporin për ta furnizuar me pilulën eksperimentale kundër koronavirusit. Molnupiravir mund të jetë pilula e parë që synon të luftojë COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Merck është duke kërkuar miratimin e Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe për përdorimin e saj. Australia ka blerë po ashtu pilulën e Merck, derisa Tajlanda, Koreja Jugore, Tajvani dhe Malajzia janë duke negociuar blerjen. Nxitimi për ta porosituar këtë pilulë vjen pasi të dhënat nga testimet klinike fillestare, të publikuara javën e kaluar, kanë treguar se ky ilaç mund të zvogëlojë për 50 për qind mundësinë e shtrirjes në spital apo vdekjes, për pacientët që rrezikojnë të sëmuren rëndë nga COVID-19. Singapori ka raportuar 3,486 raste të reja me koronavirus të martën, ndërkohë që po përballet me shpërthimin më të keq prej përhapjes së pandemisë. Deri më tani, ky vend ka vaksinuar mbi 80 për qind të popullsisë kundër COVID-19.

Top Channel/ Kush janë iranianët që paguan 5 shqiptarë për vrasjen e biznesmenit izraelit
17/11 23:37
Suedia merr vendimin historik, e drejta për abort mbrohet me Kushtetutë
17/11 23:03
Top News- Hoteli Trump ‘largohet’ nga Beogradi/ Qeveria serbe ndërpret kontratën për ndërtimin
17/11 23:00
Top Channel/ Kim Jong Un shijon pushimet në resortin luksoz, vajza e tij shihet duke bërë ski
17/11 22:59
Top Channel/ Trump shfaqet me flokë më të errët dhe më të dendur në Filipine
17/11 22:54
Top Channel/ Sulmi kibernetik alarmon botën, 178 faqe të njohura në shënjestër të hakerave
17/11 22:51
Top News- ‘Operacion i paparë’, goditet Ura e Krimesë/ Ukraina lëshon ‘Flamingon’ dhe zgjon Putinin
17/11 22:30
Top News- 900 mld euro për pensione të parakohshme/ Le Pen premton rishikim të sistemit
17/11 21:20
Top Channel/ Serbia “lëshon” Radoiçiçin! Vuçiç nuk e mbron dot më, shpallet në kërkim
17/11 20:02
Top News – SHBA, bie rrjeti sekret i komunikimeve. Probleme edhe NSA pas kaosit në aeroporte
17/11 20:00
Top Channel/ “Black uot” global!?! Bie rrjeti i sigurisë kombëtare në SHBA
17/11 19:44
Top News- Iranianët nisin ‘gjuetinë’ ndaj izraelitëve. Çmontohet grupi kriminal, zbulohet plani
17/11 19:30
Top News – Britania ndëshkon kolonët izraelitë / Mbron zgjidhjen me dy shtete, vendos sanksione
17/11 16:30
Top News – Kim Jong un ‘shkon’ për ski / Në resortin dimëror ndërsa Trump do ta takojë…
17/11 16:27
Top Channel/ Robert Pattinson, James Bond i ri/ Aktori britanik përzgjidhet për rolin e agjentit 007
17/11 15:44
Top Channel/ Atentat në Greqi me lidhje iraniane. Pesë të arrestuar në RMV, nga Shkupi e Kumanova
17/11 15:22
Top News – Dimri vjen herët, Anglia nën dëborë / Lëshohet alarmi, ndërprerje në rrugë e hekurudha
17/11 15:13
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mesazhe Kosovës e Serbisë: Përparim në dialog, ndryshe…
17/11 15:08
Top News – Priftërinjtë katolikë nuk martohen! Papa përjashton mundësinë gjatë kthimit në Vatikan
17/11 15:02
Top News – Irani, ‘bombë të pistë’ në Uashington / CNN: Inteligjenca amerikane zbulon planet
17/11 14:53