Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ftohu shpresat për përparim në serinë e takimeve të kësaj jave me Rusinë. Ai e përshkroi situatën si "bisedime në një atmosferë përshkallëzimi me një armë në kokën e Ukrainës". Rusia ka filluar të kërkojë garanci "të forta" që aleanca nuk do të shtrihet në Ukrainë apo vende të tjera fqinje - gjë që është refuzuar tashmë nga NATO-ja dhe përsëri nga Shtetet e Bashkuara gjatë bisedimeve të së hënës në Gjenevë.